“Kam drojë për ty” i Ragip Sylës, shpallet libri më i mirë për poezi nga MKRS

Postuar: 12:27 / 14.02.2018

Shkrimtari i njohur kosovar Ragip Sylaj, ka fituar çmimin për librin më të mirë për poezi “Kam drojë për ty”, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë autori Sylaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka falënderuara jurinë dhe familjen e gjerë, kolegët dhe miqtë për përkrahjen e pakursyer, shkruan KultPlus.

“Këtë foto (autor, Arben Llapashtica) po e postoj me rastin e njoftimit se jam njëri nga fituesit e MKRS për librin më të mirë për poezi “Kam drojë për ty”, botuar nga “Armagedoni”, Prishtinë, 2017. Falemnderit prej jurisë dhe për përkrahjen e pakursyer të familjes (së gjerë), kolegëve dhe miqve!… Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar Ragip Sylaj.

“Kam drojë për ty” është botuar nga “Armagedoni”, Prishtinë 2017./InfoKomuna/

Komente: 0 Sot hapet ekspozita "Mjegull" 09:41 / 17.05.2018 Galeria Kombëtare e Kosovës sot do të hapë ekspozitën e radhës të titulluar “Mjegull”. Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Albert Allgeier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga...
PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.
Komente: 0 Filmi “Martesa” shfaqet në Sydney Film Festival 11:07 / 17.05.2018 Edicioni i 65-të i festivalit të filmit ne Sidnei “Sydney Film Festival” (6-17 Korrik), në parneritet me “European Film Promotion” dhe “Screen International” shpalli këtë javë “Europe! Voices of Women in Film”: një program i 10 filmave të ri nga regjisoret e...