Klinë: Mbahen aktivitete të shumta kulturore e sportive për "Ditët e Rinisë 2016"

KlinëPostuar: 12:04 / 27.09.2016

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive në shënim të Ditëve të Rinisë në Klinë 2016.

Ftesës së DKRS-së i janë përgjigjur OJQ dhe të rinj të kësaj komune të cilët janë argëtuar për disa ditë me radhë.

Aktivitetet kanë nisur me 19 shtator dhe plotë një javë janë organizuar manifestime të shumta kulturore e sportive ku kanë marrë pjesë shumë të rinj. Aktivitetet kanë nisur me vizitë në Ateliene e piktorit Idriz Berisha në fshatin Ujmirë të Klinës për të vazhduar me pas në vend gërmimet arkeologjike në Dresnikë.

Janë organizuar edhe gara sportive në futboll dhe volejboll. Aktivitet tjetër ka qenë maratona me biçikleta 16 km me pas peshkim në lumin “Drini i Bardhë” dhe në fund edhe koloni e vogël e piktoreve të rinj të Klinës. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është e përkushtuar në organizimin e sa më shumë aktiviteteve për rininë tonë në mënyrë që ajo të mos mbetet asnjëherë pasive.

DKRS-ja falënderon për përkrahje OSBE-në, Qendrën Rinore “Ardhmëria”, Shoqatën e Peshkatarëve dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Teknike “ Fehmi Agani” Xhevxhet Berisha. /InfoKomuna/