Mozaiku i Dresnikut as sivjet s’është gati për ekspozim

KlinëPostuar: 09:43 / 14.06.2016

Mozaiku i Dresnikut edhe sivjet s’është gati për t’u ekspozuar. Arkeologët nuk kanë ndonjë afat se kur do të hapet për vizitorë njëri nga lokalitetet më të rëndësishme në Kosovë.

Këtë vit fokusi i punimeve do të jetë tek gërmimet midis pallatit ku “fshihet” mozaiku dhe kompleksit të banimit që është zbuluar vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas kësaj pune, dokumentimi dhe restaurimi i gjetjeve të deritashme shihen po ashtu si prioritet i sivjetshëm për lokalitetin arkeologjik në afërsi të Klinës.

“Restauruesit janë duke bërë restaurim dhe konservim të mureve tek kompleksi i banimit. Me pallat këtë punë e kemi përfunduar vitin e kaluar deri në 90 për qind të hapësirës. Edhe mozaiku është konservuar për mbrojtje preventive apo mbrojtje ‘in situ’. Këto pjesë sivjet nuk hapen, por vetëm ato që nuk janë konservuar”, ka thënë arkeologu Elvis Shala.

Sipas tij, restaurimi i deritashëm i mozaikut nuk e mundëson ekspozimin e tij. Tashmë rreth 40 veta të ndarë në 4 grupe kanë nisur punën në Dresnik.

PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.