Komuna mbështet Ansamblin "Jehona" në Suharekë

SuharekëPostuar: 12:45 / 23.03.2018

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka pritur sot drejtuesit e ShKA "Jehona" të Suharekës, Ymer Bajraktari, Refki Reshitaj dhe Xhelal Berisha, të cilët e informuan për përgatitjet që po i bënë ky Ansambël për shënimin e 50-vjetorin e themelimit dhe të punës shumë të suksesshme.

Nëkonceptin e shënimit të këtij jubileu të rëndësishëm janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të shumta kulturo-artistike, duke e shpallurvitin 2018 "Viti i "Jehonës", raporton InfoKomuna.

Kryetari Muharremaj, shprehumbështetjen e tij të fuqishme për këtë koncept program, duke premtuaredhe mbështetjen financiare, për aq sa do të lejojnë mundësitë buxhetore të këtij viti.

Ai bashkë me drejtorin për Kulturës, Rini, Sportdhe Mërgatë, Beçir Berisha, kërkuan nga drejtuesit e "Jehonës" që të tëpunojnë me qëllim që këtij Ansambli, dikur ndër më aktivët në Kosovë dhe nga i cili dolën shumë emra të njohur të këngës dhe muzikës,t’ia kthejnë renomenë që e kishte në vitet e 80-ta.

Që tëarrihet kjo, drejtues të "Jehonës" u zotuan që ta rikthejnë organizimin e Festivaleve që kishin për qëllim zbulimin e talenteve tërinj, mbështetjen dhe afirmimin e tyre, për çka do të kërkohet edhendihma dhe angazhimi i të gjithë pedagogëve të Kulturës muzikore nëpërshkollat e këtushme.

Ata në fund falënderuan kryetarinMuharremaj dhe drejtorin Berisha për mirëkuptimin dhe gatishmërinë përmbështetjen e angazhimeve dhe aktiviteteve të tyre. /InfoKomuna/