“Kosovatrans” shfaqet në Festivalin në Bursa të Turqisë

Postuar: 16:54 / 16.02.2018

Shfaqja “Kosovatrans” do të interpretohet në Festivalin që do të mbahet në Bursa të Turqisë.

Teatri "Avdush Hasani" ka marr ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Festivalin "Internacional Balkan Countries Theater Festival” në Bursa të Turqisë.

Me shfaqjen "Kosovatrans" autor: Naser Shatrolli
Interpret: Ismet Azemi dhe Faris Berisha

“Kjo ftesë na erdhi si urim për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë. Uroj dhe falënderoj gjithë ekipin realizues të shfaqjes”, thuhet në njoftim. /InfoKomuna/