Diskutohet Draft Plani për Trashëgimi Kulturore të Lipjanit

LipjanPostuar: 16:23 / 30.11.2016

Në një takim konsultativ të oganizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e mbështetur nga OSBE-ja të mërkurën, në ambientin e restorant “ Centrum” në Lipjan, në një tryezë të përbashkët në prani të nënkryetarit të komunës Sefer Tasholli, përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve, asambleistëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve nga qendra për Trashegeminë Kulturore të Kosovës, u prezantua Draft Plani për Trashegemi Kulturore të Lipjanit.

Në këtë rast, nënkryetari i komunës Sefer Tasholli, e ka vlerësuar mjaft të rëndësishme, hartimin e Planit për Trashegeminë Kulturore, duke i ftuar të gjithë akterët përfshirë edhe shoqërinë civile të kontribojnë në këtë Plan.

Prezantimin e Draft Planit për Trashegemi Kulturore para të pranishmëve prezantoi Basri Hashani, drejtor i DRSK-së./InfoKomuna/