Hapet ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”

LipjanPostuar: 16:03 / 07.03.2018

Me rastin e 140-vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, sot në Bibliotekën e Lipjanit është hapur ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”, e cila u mundësua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Qendra Dokumentare Shkencore dhe Këshilli Kombëtar për Paqe.

Nënkryetari i Lipjanit, Fauz Xhemajli duke i përshëndetur të pranishmit, ka thënë se ”dokumentet autentike arkivore të ekspozuara dëshmojnë për shtrirjen e popullatës shqiptare deri në Nish dhe Pirot si dhe për jetën e tyre në qytetet e tjera Beograd, Kralevë, Smederevë, Kryshec. Në mënyrë faktografike janë paraqitur të dhënat për numrin e shqiptarëve në këto treva si dhe emrat e 703 vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit, në të cilat kanë jetuar popullata shqiptare me rreth 250.000 banorë, duke filluar nga Alabana, Arabanasi e deri te Kastrati, Rudari e shumë fshatra të tjera”.

Po ashtu e gjithë ekspozita është realizuar e në formë katalogu, e cila ka për qëllim që të shërbej si udhërrëfyes informativ.

Ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” do të jetë e hapur 10 ditë dhe do të kenë rast qytetarët, studentët, nxënësit dhe të tjerët të njihen me me një të kaluar të historisë tonë./InfoKomuna/