Hapet panairi artizanal në Malishevë

MalishevëPostuar: 00:01 / 02.08.2017

Në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës, sot në Malishevë, është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës në veshje, dekorime në bizhuteri, si dhe të ushqimeve tradicionale.

Në hapjen e panairit morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.

“Unë ju përgëzoj në rend të parë për punën që po e bëni dhe në të njëjtën kohë, për kultivimin e vlerave të mirëfillta shqiptare, tradicionale, përmes veshjeve dhe ushqimeve, shtrojës dhe mbulojës dhe gjërave tjera nga tradita jonë”, tha nënkryetari Mazreku, me rastin e hapjes së panairit, transmeton Klan Kosova.

Për punën që po bëjnë, sidomos gratë të cilat përmes artit të punimit të veshjeve dhe ushqimeve tradicionale, i ka përgëzuar edhe drejtoresha për kulturë, Blerta Krasniqi.

Drejtoresha Krasniqi, gjithashtu tha se “përveç panairit, në kuadër të ditëve të mërgatës, mbahet edhe festivali folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i katërt, festival në të cilin prezantohen vlerat e mirëfillta të folklorit”.

Komente: 0 “Gardhi” shfaqet parapremierë në Paris 14:53 / 13.11.2017 Filmi i metrazhit të shkurtër "Gardhi" nga Lendita Zeqiraj pati parapremierën në Paris me datë 9 nëntor 2017 në Cinéma Le Méliès, - Montreuil e organizuar nga bashkëprodhuesi francez Sacrebleu Productions.