Shkolla e Dragobilit, bëhet me bibliotekë

MalishevëPostuar: 11:42 / 16.06.2017

Falë iniciativës së shkrimtarëve lokal të Malishevës, nga sot, shkolla “Emin Duraku” në Dragobil, do të ketë në shërbim të nxënësve edhe bibliotekën e pasuruar me shumë libra, të cilat janë dhuruar nga shkrimtarët, shtëpitë botuese dhe institucione tjera.

Në ceremoninë e hapjes se bibliotekës, morën pjesë, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtorë të drejtorive, shkrimtarët nga Karvani i Shkrimtarëve pë Fëmijë “Agim Deva” dhe dashamir të leximit.
 
Me rastin e hapjes së bibliotekës, është mbajtur edhe një orë letrare, ku fillimisht nxënësit e kësaj shkolle, kanë recituar poezi për librin, e më pas edhe shkrimtarët e njohur nga Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë, kanë lexuar poezitë e tyre, me temë librin dhe shkollën.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka përgëzuar shkollën dhe nxënësit, për këtë bibliotekë, ndërsa i ka falënderua të gjithë shkrimtarët prezent dhe të gjithë ata që kanë dhuruar vepra për pasurimin e kësaj biblioteke.

Të gjithë ata që kanë dhuruar libra, i ka falënderuar edhe shkrimtari Mehdi Krasniqi, i cili ka folur edhe si iniciator i kësaj iniciative, ku deri më tani janë hapur shtatë biblioteka në shkollat e Komunës së Malishevës. Për këtë kontribut të Krasniqit, edhe shkolla në Dragobil, e ka nderuar më një mirënjohje.

/InfoKomuna/

PrizrenKomente: 0 Sot në Prizren mbahet festivali “Fluturat 2017” 09:39 / 18.09.2017 Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”, mbahet sonte nga orën 19:30 në kopshtin e Kinema Lumbardhit në Prizren, me ç’rast 19 fëmijë do ta shpërfaqin talentin e tyre.
Komente: 0 Në Prizren u mbajt festivali "Rock live 2017" 11:54 / 20.09.2017 Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix, u mbajt festivali i “Rock live”.