Mbi 50 mijë shikues brenda muajit për 9 filmat e platformës pa pagesë

Postuar: 10:12 / 09.01.2018

Filmat e bashkëfinancuar nga shteti, që para më pak se një muaj u lansuan në platformën online pa pagesë, janë shikuar mbi 53 mijë herë nga adhuruesit e kinematografisë

Nëntë filma me të cilët ka startuar jetësimi i memorandumit të bashkëpunimit midis Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe kompanisë “Gjirafa” kanë zgjuar interesim të madh të shikuesve, shkruan “Koha Ditore”.

Filmi i shkurtër “Ballkoni”, nën regji të Lendita Zeqiraj, është më i shikuari me gjithsej 11 mijë e 215 shikime, derisa pas tij renditet “Ne të tre”, me regji të Blerta Bashollit, me gjithsej 9 mijë e 345 shikime, deri të hënën pasdite.

PejëKomente: 0 Në Pejë promovohet libri "Dushkaja" i Jusuf Buxhovit 16:31 / 20.04.2018 Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, respektivisht sektori i kulturës, në sallën e kuvendit komunal të Pejës u promovua libri “Dushkaja” i autorit, Jusuf Buxhovi.