Me këngën “Oj Hanë” përkujtohet Muharrem Qena (Video)

Postuar: 13:23 / 25.09.2017

Kënga “Oj Hanë”, e kënduar nga Muharrem Qena është risjellë edhe nga familja Qena, vite më parë, dhe po me këtë këngë, kjo familje kujton ikjen e aktorit të njohur, qysh në vitin 2006.

“Nuk i ke dashurpërkujtimet e zakonshme, por nuk ke qenë njeri i zakonshëm. Të kujtojmëdhe të duam përgjithmonë; familja, ëndërrimtarët, të dashuruarit, tëmallëngjyerit, ata që shijuan pjesë të krijimtarisë tënde apo ata qëpatën nderin të njohin copëz të shpirtit tënd të ndritshëm…

Muharrem Qena 22.06.1930 – 25.09.2006”, kanë shkruar familjarët e MuharremQenës. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent,këngëtar, dhe skenarist.

Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në njëfamilje që kontribuoi shumë për artin kosovar.

Regjisor i shumëdramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar ipunës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoinjë sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuandhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesënipa. /KultPlus.com/