MKRS ndan 250 mijë euro për ndërtimin e qendrës rinore në Klinë

KlinëPostuar: 10:29 / 03.03.2017

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, për ndërtimin e Qendrës Rinore në Klinë.

Vlera e projektit që do të realizohet sivjet është 250 mijë euro. Me ndërtimin e kësaj qendre do të krijohen hapësira tjera për të rinj të kësaj komune për aktivitet e tyre kulturore.

“Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Klinës, sidomos për rininë e kësaj komune. Komuna do të vazhdojë realizimin e projekteve për të mbështetur rininë”, ka thënë me këtë rast në ceremoninë e nënshkrimit, kryetari i Klinës, Sokol Bashota.