MKRS ndan çmimin për veprimtari jetësore dhe për vepra muzikore

Postuar: 10:18 / 28.12.2017

Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot do të mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2016.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” pas propozimit të jurisë në përbërje të Valton Beqirit, Baki Jasharit e Dinor Zymberajt, do t’i ndahet kompozitorit Zeqirja Ballata.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike i ndahet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.

Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante i ndahet kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”.

Çmimi për veprat kamertale i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.

Çmimi për veprat korale i ndahet kompozitorit Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor.

Ndërkaq, çmimi për veprat solistike dhe duo nuk do të ndahet pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie.

PejëKomente: 0 Në Pejë promovohet libri "Dushkaja" i Jusuf Buxhovit 16:31 / 20.04.2018 Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, respektivisht sektori i kulturës, në sallën e kuvendit komunal të Pejës u promovua libri “Dushkaja” i autorit, Jusuf Buxhovi.
MitrovicëKomente: 0 Në Mitrovicë u hap Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018 16:43 / 19.04.2018 Është hapur në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018, që tashmë është bërë tradicional dhe që organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi”. Në panairin e...