Në njëvjetorin e vdekjes, përkujtohet Ramiz Kelmendi

Postuar: 13:33 / 11.01.2018

Familjarë, miq, shokë e kolegë përkujtuan sot njëvjetorin e vdekjes së profesorit, publicistit e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

Me këtë rast, në një kënd të “Ringsit”, ku Kelmendi kaloi shumë çaste në dhjetë e fundit në kafen e vet të preferuar e me miq e shokë, u vendos edhe portreti i tij në bronz, punim i skulptorit të njohur kosovar Veli Balkçori.

Nën portretin e tij janë gdhendur fjalët “ Ramiz Kelmendi – (1930) shkrimtari erudit nga 11 janari 2017 i mungon këtij këndi në “Rings”, të cilin e madhëroi aq shumë vite me praninë e tij”.

Në këtë njëvjetor të vdekjes së Kelmendit , kujtime për shkrimtarin shpalosën miq, shokë e krijues ndërsa u recituan edhe disa poezi kushtuar të ndjerit.