Në Pejë promovohet libri "Dushkaja" i Jusuf Buxhovit

PejëPostuar: 16:31 / 20.04.2018

Me organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, respektivisht sektori i kulturës, në sallën e kuvendit komunal të Pejës u promovua libri “Dushkaja” i autorit, Jusuf Buxhovi.

Me këtë rast, para audiencës u paraqit autori i librit, i cili sqaroi përmbajtjen duke nxjerr në pah karakteristikat e librit.

Të pranishmit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me autorin dhe të japin mendimet e tyre kritike për krahasimet metaforike të paraqitura në libër. /InfoKomuna/