Nis festivali tradicional kombëtar i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017”

RahovecPostuar: 13:56 / 12.05.2017

Për të 16-tin vit më radhë, ka nisur festivali tradicional kombëtar i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij dhe shumë mysafir të tjerë. Festivali “Anadrinia Jehon 2017”, organizohet në kuadër të "Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit".

Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se përmes artit, kulturës, muzikës njihen popujt e botës, ne si ndër popujt me të vjetër të Evropës e kemi obligim që të ruajmë dhe kultivojmë muzikën tonë folklorike-burimore.

Ndërsa, Vajdin Berisha, Kryetari i OVL e UÇK-së dega në Rahovec ka thënë se festivali “Anadrini Jehon” edhe këtë vit sikur se edhe viteve tjera është duke u mbajtur në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, andaj lavdi veprës dhe jetës së dëshmorëve.

Një fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka potencuar se përmes folklorit, ne ruajmë frymëmarrjen e të parëve , gëzimin e lojën , hidhërimin e pikëllimin. I mbajmë në jetë gjithë ato krijime që janë përzgjedhur nga populli për ti mbijetuar kohës. Këto krijime të bukura , na e sjellin ne mendje dasmat e të parëve përmes këngëve të dasmave, këngëve epike e historike, përmes valles së Shotës, Rugovës, Drenicës dhe shumë valleve tjera.

-Në natën e parë kanë përformuar këto grupe:

SHKA “ANADRINI” – nikoqir

SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” Stagovë / Kaçanik

AKV “ILIRIDA” Shkup

SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA” Romajë

Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

-Kurse në natën e dytë do të përformojnë:

SHKA “LAHUTA E MALËSISË” Gjilan

AKV “HAJVALIA” Prishtinë. (2 këngë)

AKA “ISA BOLETINI” Rogovë

Grupi “TRADITA” Prizren. Rapsodët; Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

Grupi folklorik “STELUSHI” Mat.

SHKA “ARDHMËRIA” Gjakovë

-Në natën e tretë dhe të fundit do të përformojnë:

SHKA “BAJRAM CURRI” Krushë e Madhe

AKV “ HASAN PRISHTINA” Vushtri

Grupi polifonik “PAVARËSIA” Vlorë

AKV “XHAVIT HAZIRI” Obiliq

AKV “MITROVICA” Mitrovicë

AKV “ZËRI I KOSOVËS” Fushë Kosovë (mysafir)

/InfoKomuna/