Nis ndërtimi i Shtëpisë së re të Kultuturës në Suharekë

SuharekëPostuar: 16:38 / 03.11.2017

Ndërtimi i Shtëpisë së re të Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, ka filluar sot me vendosjën e gurthemelit nga ana e kryetarit të komunës Sali Asllanaj dhe bashkëshortës së Ukës, Kimete Bytyçit.

Kryetari Asllanaj me këtë rast ka thënë “e gëzofshin gjeneratat në vazhdim këtë objekt të kultures, ndërtimi i kësaj qëndre ishte ide shumë e mirë dhe e qëlluar, dhasht zoti secili prej nesh t’a gjejë veten me nej aktivitet kulturor”.

Kjo qendër kulturore do të jetë modern dhe do të përmbush të gjitha nevojat e të gjitha aktiviteteve kulturore. Kjo është faza e parë e ndërtimit, ndërsa e gatshme do të jetë brenda dy viteve të ardhshme. /InfoKomuna/