Nisi në Shkup festivali i parë shqiptar “Stand-Up Comedy”

Postuar: 10:02 / 22.02.2018

Gjatë mbrëmjes së djeshme në hapësirat e Librarisë së Çarshisë në Shkup filloi festivali i parë shqiptar i llojit “Stand-Up Comedy”, që pasqyron një faqe të re dhe thyen rutinën e zakonshme.

Ky festival, i cili do të vazhdojë deri më 23 shkurt, u mbështet nga Ministria maqedonase e Kulturës dhe u organizua nga aktori Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu.

Aktorë të ndryshëm nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria argëtuan publikun shqiptar dhe festivali në tërësi dhuroi spektakël.

Hapjen e festivalit e bëri sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, Valmir Aziri, i cili përgëzoi nismëtarët dhe ideatorët e festivalit duke u uruar suksese në të ardhmen.

Pas përfundimit të performancës së aktorëve, Aziri shprehu mirënjohje për aktorët nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.