Orhan Kerkezi dorëhiqet nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar

Postuar: 10:58 / 23.01.2018

Vetëm një mbledhje e ka mbajtur me përbërje të plotë Këshilli i ri Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përderisa ky organ ishte emëruar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, në fund të atij muaji, regjisori Orhan Kerkezi është dorëhequr.

Këtë e ka bërë me arsyetimin se të qenit anëtar i Këshillit e suprimon nga e drejta për të realizuar projekte me financa të institucioneve kulturore, shkruan Koha Ditore.

Pavarësisht kësaj, sipas kryetares së Këshillit, Burbuqe Berisha, ky organ ka kuorum për të marrë vendime. “Ne kemi kuorum dhe plotësimi i asaj pozite është e drejtë e ministrit të Kulturës”, ka thënë ajo.