Peja me ekspozitë për ish-presidentin amerikan Kennedy

Postuar: 10:19 / 16.11.2017

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Pejës nesër do të bëjë hapjen e ekspozitës me fotografi kushtuar ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

"Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ju fton të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës me fotografi: Vizionari Amerikan - Koha dhe Jeta e John F. Kennedy", thuhet në njoftimin e komunës së Pejës, raporton InfoKomuna.

Hapja e ekspozitës bëhet në Galerinë e Arteve “Peja” në Pejë, më datë 17 nëntor 2017, me fillim në ora 17:00.