Koncert i muzikës korale dedikuar kompozitorit Halit Kasapolli

PejëPostuar: 09:37 / 18.04.2016

Qyteti i Pejës të martën do të shënoj një ngjarje të rëndësishme kulturore, ku do të mbahet mbrëmje e muzikës klasike - korale.

Ky ështëedicioni i katërt që shkolla e muzikës mbanë koncert recital me korin,mirëpo sivjet kjo mbrëmje i dedikohet kompozitorit pejan HalitKasapolli.

Kjo mbrëmje do të hapet nga muzikologja RrezeKryeziu-Breznica, e cila do të flas për jetën dhe veprimtarinë ekompozitorit Halit Kasapolli.

Dirigjenti i korit Memli Kelmenditha se kjo mbrëmje do të jetë më e veçantë ngase ngërthen vepra shumë tëvështira për neve, e që ka kërkuar një angazhim shumë më të madh.

\"Eveqanta e kësaj mbrëmje do të jetë interpretimi i vepres sëkompozitorit Halit Kasapollit e që për herë të parë interpretohet tekne. Vërtetë për këtë mbrëmje është punuar shumë dhe çdo gjë është ariturfalë vullnetit të nxënësve shumë të entuziastë. Kjo është hera e parëqë qyteti i Pejës ia kushton një mbrëmje të tillë këtij kompozitori. Saia kemi aritur- këtë do të shofim”, tha Kelmendi.

Në këtë mbrëmjedo të intepretohen vepra nga kompozitorë shqiptar dhe botërorë:H.Kasapolli, F.Beqiri, R.Rudi, S.Kolonja, K.Aliçkaj, K.Nushi,M.Kelmendi, W.A.Mozart, Carl Orff, K.Jenkins, J.Ivellio etj.

Mysafirspecial të kësaj mbrëmje do të jenë: Rreze Kryeziu-Breznica –muzikologe, Luan Sapunxhiu-gitarë, Zana Badivuku-Basha – piano, VeselNikçi – këndim malësorqe, Marigo Belegu – pad.

Kjo mbërmje do të mbahet të martën me datë 19.04.2016 duke nga filluar nga ora 20:00 në kishën “Shën Katarina” në Pejë. /InfoKomuna/