Posterët në monumente, qasja e politikës ndaj trashëgimisë kulturore

Postuar: 12:06 / 23.10.2017

Partitë politike nuk i kanë kursyer as monumentet për t’i bindur qytetarët që t’i votojnë në zgjedhjes e së dielës.

Vetë ato që e kanë votuar Ligjin për trashëgimi kulturore në vitin 2006 nëKuvendin e Kosovës, kanë vepruar në kundërshtim me të gjatë muajit kurështë mbajtur fushata parazgjedhore.

Përderisa në takime meqytetarë, kandidatët për kryetarë komunash kanë premtuar zbatim tëligjit, krejt ndryshe është vepruar duke u nisur nga qendra ePrishtinës. Për ata që merren me trashëgimi kulturore, një gjë e tillëështë hipokrizi.

Keqpërdorimi i objekteve të trashëgimisëkulturore është bërë së paku në dy qendrat më të mëdha të Kosovës,Prishtinë e Prizren, përderisa në përfundim të fushatës, të premten,edhe një monument në Vushtrri ka shërbyer për reklamim politik. Eshtëpitë e kulturës shfrytëzohen gjithandej Kosovës për tubime politike.

IKMM-ja si institucioni kryesor i trashëgimisë kulturore në vend nuk ka reaguar për raste të tilla deri të premten që shkoi.

Krejt këto vendosje të materialeve reklamuese janë bërë në kundërshtim meLigjin për trashëgimi kulturore. Është neni 6 i këtij ligji që i sqaronse “trashëgimia arkitekturale nën mbrojtje shenjÑ‘zohet qartë me njëshenjë të dukshme. Vendosja e materialeve reklamuese në monumentetarkitekturale, ndërtesat e asambleve ose brenda hapësirave konservuesearkitekturale bëhet me leje të shkruar nga institucioni kompetent”.

Veprimet e partive politike cilësohen si tregues që shpërfaq trajtimin që u bëhet monumenteve.