Prezantimi në festivalin kroat hap dyer të reja për korin “Lira” të Gjakovës

GjakovëPostuar: 09:19 / 20.06.2017

Interpretimi në skenën e festivalit që tubon kore nga vende të ndryshme, ia ka siguruar korit të grave “Lira” të Gjakovës rikthimin para audiencës kroate.

Kori amator që përbëhet nga gra të moshave e profesioneve të ndryshme, qe pjesëmarrës në edicionin e dhjetë të festivalit të koreve, “Lipanjski Zvuci” që mbahet në qytetin Petrinje, shkruan sot “Koha Ditore”. Të shtunën mbrëma, “Lira” performoi për të dytën herë në skenën e këtij festivali. Edhe vitin e kaluar kishte marrë pjesë aty.

Kori “Lira” i themeluar më 2000 në Gjakovë, si organizatë joqeveritare, qysh prej atëherë ka pasur prezantime e performanca në evenimente të ndryshme kulturore./KohaDitore/