"Dodona" vjen me shfaqjen jubilare të "Aktorit në kuti"

PrishtinëPostuar: 15:25 / 24.04.2018

Teatrit i Qytetit të Prishtinës "Dodona" njofton se do të mbajë shfaqjen jubilare "Aktori në kuti" me rastin e 10-vjetorit të premierës.

Shfaqja është prodhim i Shtëpisë Filmike –Teatrore “AKT” bashkëpunëtor i TQP ”Dodona” me një traditë të gjatë.

Shfaqja do të realizohet në sallën e Teatrit të Qytetit të Prishtinës "Dodona" ditën e enjte më 26 prill 2018, në ora 19:30. /InfoKomuna/