'Festivali i Librit 2017', më 24 prill në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 09:06 / 20.04.2017

“Krim më i madh se djegia e librave”, sipas Joseph Brodsky, “është mosleximi i tyre”.

Organizata joqeveritare “ETEA” në bashkëpunim me Qendrën Sociale “Termokiss” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit është organizatore e Festivalit të sivjetshëm të Librit 2017.

Festivali do të mbahet më datë 24 prill nga ora 17:00 në amfiteatrin e “American School of Kosova”, transmeton KultPlus.

Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, ‘Festivali i Librit 2017’ që organizohet për të tretin vit radhazi synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre.

Programi do të përmbajë aktivitetet si në vijim: Shfaqjen ‘Play Reading’ (Lexim Skenik) të librit “Fahrenheit 451” me regji nga Ardi Mejzini, skenografia nga Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët: Daniela Markaj, Besart Zeneli, Rajmonda Ahmetaj, Armend Zeqiri, Kaltrinë Zeneli, Arta Lahu dhe Armend Ballazhi, “Sjell një libër – merr një tjetër”, Panel diskutimi (sesione pyetje përgjigje me audiencën) për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë (emrat e panelistëve do te publikohen në vazhdim), ‘Slam Poetry’ – Mikrofon i hapur për shkrime të pabotuara, Shpallja e lexuesve të vitit “Bibliobibuli 2016/17” në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” si dhe Ekspozitë me piktura për librin, si dhe pikturim përgjatë programit nga Labentinë Shala si dhe krejt për fund disa pika muzikore nga instrumentistë të rinj në piano, çelo, violinë, kitarë, etj.

Partnerë të projektit janë: Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtina Hackerspace, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik, Këndi Amerikan si dhe Libri Shkollor.

PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.
Komente: 0 Sot hapet ekspozita "Mjegull" 09:41 / 17.05.2018 Galeria Kombëtare e Kosovës sot do të hapë ekspozitën e radhës të titulluar “Mjegull”. Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Albert Allgeier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga...
Komente: 0 Miratohet koncept-dokumenti për Filarmoninë, Operën dhe Baletin 14:47 / 15.05.2018 Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka propozuar për miratim Koncept Dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin, dokument i cili parasheh definimin e aspektit normativ për këto institucione të kulturës.