Ismail Kadaresë i ndahet çmimi ndërkombëtar "Letërsia Shqipe"

PrishtinëPostuar: 11:47 / 06.04.2017

Shkrimtarit të madh shqiptar dhe laureatit Ismail Kadare i është ndarë çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”.

Këtë çmim Ismail Kadare e ka pranuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala.E shkrimtari Ismail Kadare pas pranimit të çmimit tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar e dëshiron, raporton Ekonomia Online. “Jam vërtetë i nderuar dhe i lumtur të marr këtë çmim.

Por më besoni se ky çmim ka vlerë për mua. Jam i lumtur kur e mendoj që po e marr këtë çmim në Bibliotekë, sepse këto të fundit janë ‘mbretëri e lexuesve’. Shkrimtarët jetojnë fal bibliotekave dhe fal lexuesve”, ka thënë Kadare.

“Kombi shqiptarë ka sot lexues dhe duke lexuar është më i dobishëm dhe më i ndritur nga ana vendore. Aq më tepër kur leximi është fat i pandarë i gjuhës shqipe.Drejtori i Bibliotekes Kombëtare, Fazli Gajraku tha se kjo është një ceremoni emocionuese. “Tash kjo bibliotekë,  ky vend është i lirë ku mund të hyjnë të gjitha librat. Ka aq shkrimtarë të mëdhenj dhe libra të mëdhenj në këtë bibliotekë por shkrimtari Ismail Kadare është shkrimtari i zemrës. Kadare është autori lidhja e të cilit nuk është shkëputur kurrë”, ka thënë ai.

Në emër të ministrisë së Kulturës, foli Ndue Ukaj, duke thënë se vepra e Ismail Kadares ka kapërcyer kufijtë. “Padyshim Ismail Kadare është në metropole duke u bërë njëri nga shkrimtarët më të mirë botërorë. Gjithë ata që merren në letërsi e dinë që aty hyhet me vlera të çmueshme siç i ka edhe Ismail Kadare”, ka thënë ai. Ai tha se nga penda e Kadaresë e kuptojmë identitetin.