Kryetari i Prishtinës takon tenorin, Ramë Lahaj

PrishtinëPostuar: 15:34 / 10.01.2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim tenorin e njohur, Ramë Lahaj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës ka thënë se me tenorin Lahaj, kanë diskutuar për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës për komunitetin artistik.

"Takim fantastik me Rame Lahaj sot në Komunë. U dakorduam për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës mëse të nevojshme për komunitetin artistik", ka shkruar Rama.