Gjysmë shekulli jetë e institucionit kryesor të trashëgimisë në Prizren

PrizrenPostuar: 12:01 / 19.10.2017

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren (ish Instituti për Mbrojtje të Monumenteve) shënoi mbrëmë gjysmë shekulli jete që nga themelimi i këtij institucioni të trashëgimisë.

Në njëceremoni të organizuar në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren ushënua ky jubilar, ku u promovuan edhe katër botime të QRTK-së: “Zejetdhe Artizanatet e Prizrenit në Kompleksin Monumental të LidhjesShqiptare të Prizrenit” të autores Shpresë Siqeca, “Gurët Mbivarrorë nëKompleksin e Teqesë Sinani në Prizren” të Media Fishekqiut, “Katalog meEksponate nga Rajoni i Prizrenit” dhe “Katalog Araste Vice-Versa”, raporton InfoKomuna.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, me këtë rast u shpreh se është një kënaqësi e dyfishtë që pomerr pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonalepër Trashëgimi Kulturore, në Prizren, apo siç është emërtuar në fillet e themelimit tij si Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.
 
“E para për faktin se po e shënoni 50 vjetorin e themelimit të këtijinstitucioni të veçantë, ku për plotë pesë dekada jeni angazhuar nëruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë të çmuarkulturore. E dyta, se nga ky ambient rikonfirmoj faktin se qytetiPrizrenit përveç se është bërë qendër universitare, nga viti ardhshëm do jetë edhe qendra apo selia e Ministrisë së Kulturës Rinisë dheSportit”, tha ministri Gashi.
 
Ministri foli për rëndësinë dhekontributin që ka dhënë QRTK-ja në Prizren e cila ka bërë të mundur qëvlerat e shumta e të pakontestueshme të kulturës materiale të krijuarapa ndërprerë, në këtë areal gjeografik të ruhen e të promovohen.
 
“Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisëkulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar, për të cilinashtu siç mundi t’i ruajë toka me shekuj, duhet të mbetet obligim i yniqë institucionalisht të përkujdesemi për to”, u shpreh ministri, duke eshprehur edhe mirënjohjen për stafin e vyeshëm dhe profesional tëQRTK-së por edhe për të gjithë ata, që për dekada, me përkushtim dhanëkontribut të madh në këtë fushë.
 
“Njërin ndër personalitetet të cilin nuk mund të mos e përkujtojmë sot, është i ndjeri Muhamed Shukriu i cili tërë jetën ia kushtoi trashëgimisë kulturore. Andaj në përputhje me mandatin tim si Ministër me kënaqësi do i ndaj mirënjohjen për ‘Post Mortem’ për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë kulturorekëtij personalitetit të çmuar të vendit tonë”, theksoi për fund ministri Kujtim Gashi, duke i ndarë këtë çmim familjarëve të Shukriut.

Ministri u zotua se do të punojë për një përkrahje edhe më të madhe, për t’umundësuar institucioneve të trashëgimisë kulturore ta avancojnë këtëfushë.

Kurse Jusuf Xhibo, u.d. drejtori i QRTK-Prizren, foli për historikun e QRTK-së, që nga themelimi në vitin 1967 e deri në sot, për sukseset dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar ky institucion. /InfoKomuna/