Ja fitusit e "Zambakut të Prizrenit"

PrizrenPostuar: 10:32 / 01.09.2016

Në kopshtin e Kino Lumëbardhit në Prizren,, të mërkurën mbrëma u mbajtë festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”. Pas interpretimit të 14 këngëve në gjuhën shqipe turke dhe boshnjake juria ndau edhe shpërblimet për tri këngët më të mira, ndërsa edhe publiku dha votën e tij.

Çmimin e publikut e rrëmbeu kënga  “Sa të dua o Prizren” me tekst të  Hivzi Krasniqi muzika  dhe ork Tomor Berisha interpretuar nga Majlinda Cikaci dhe Sahit Vataj, ndwrsa "Zambakun e artë “Kënga e zemrës” me autor Veton Perolli interpretuar nga Ilir Bagjaku dhe Frida Toci.

Kënga “Nuk jam shpirti yt”  hapi kopshtin perden e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën “të jesh apo të mos jesh”. Orkestra në përbërjen e së cilës ishin instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit  t’i kthehet “Zmbaku i Prizrenit” me vlerat e dëshiruara. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve.

Pas interpretimit  të 14 këngëve nga adhuruesit e këngës së vjetër qytetare juria ndau edhe shpërblimet për tri më të mirat. Kënga fituese e festivalit të sivjetëm  që mori edhe cmimin kryesor “Zambaku i artë” ishte  “kënga e zemrës” me autor Veton Perolli interpretuar nga Ilir Bagjaku dhe Frida Toci.  “Çmimi i dytë shkoi te kënga “Malli im” me kompozim të Isa Jakupit kënduar nga Ylberina Avdyli dhe “Trile tëmbla ma more zëmren” kënduar nga  Olta Jupa edhe cmimin e tret morën dy këngë “Sa të dua o Prizren” me interpëetim të Majlinda Cikacit   dhe Sahit Vatës   e cila mori edhe cmimin e publikut dhe kënga “Sen Olldum” me solist Tollga Kazaz

 Sami Piraj anëtar i jurisë tha se e kishin pas të vështirë të bënin një përzgjedhje pasi që këngët sipas tij ishin të gjitha të mira

Ndërkaq,  ilir Binaku dhe Frida Toci falenderuan  publikun për mbështetjen dhe jurinë për vlerësimin

Drej i kulturës falenderoi organizatorët për organizmin e festivalit. Ai tha se organizimet e tilla po i japin Prizrenit epitetin e qytetit të kultrës. Ai uroi pjesëmarrësait  për të cilët tha se meritojnë një të ardhem të ndritur

Këngët të cilat edhe u vlerësuan si më të mirat u shpërmbkyen nga drejtori i festivalim  me 500 përkatësisht 300 dhe 200 euro. nga organizatori./RTK