Restaurohen katër objekte të Qendrës Historike në Prizrenit

PrizrenPostuar: 09:10 / 16.05.2017

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (QRTK) në Prizren ka nisur punët në restaurimin dhe konservimin e katër objekteve të mbrojtura në Qendrën Historike të Prizrenit.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha tha se prioritetet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren gjatë kësaj faze janë projektet të cilat janë miratuar nga Komisioni për vlerësimin e projekteve restauruese – konzervuese në kuadër të Institutit për mbrojtjen e monumenteve si dhe në përputhje me Dokumentin e Politikave Programore dhe Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027.

“Duke marrë në konsideratë nevojat urgjente për ndërmarrje konkrete të veprimeve në terren respektivisht për të filluar me punët restauruese dhe konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit si dhe ato të masave konsoliduese, preventive përfshirë dhe dokumentimin aty ku kërkohet dhe paraqitet si domosdoshmëri në përputhje me planifikimet buxhetore për vitin 2016 dhe 2017, Qendra Rajonale për Trashëgi Kulturore në Prizren ka filluar me zbatimin e aktiviteteve për ndërhyrje emergjente në disa prej objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit”, tha Hoxha .

“Zbatimi i aktiviteteve rrjedhimisht i planit të punës, bazuar në vendimin e Ministrit për aktivitete konservuese-restauruese, ka filluar bazuar në shqyrtimet, vlerësimet dhe miratimet paraprake nga institucionet kompetente”.

“Gjatë kësaj faze janë duke u zhvilluar punimet në disa objekte banimi si ato në Lagjën Marshi, në Sheshin Shadervan, në lagjën Panteli, si dhe në Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë në Prizren”.

“Vazhdimi dhe avancimi i programit për intervenime emergjente do të vazhdoj edhe me tutje duke garantuar të drejtat e pronarëve, posedueseve dhe shfrytëzuesve të trashëgimisë kulturore në përputhje me ligjistacionin në fuqi”.

“Ruajta dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore vazhdon të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës. Riaftësimi dhe adaptimi i ndërtesave në Qendrën Historike të Prizrenit do të bëhet konform standardeve profesionale dhe ligjore duke siguruar kështu ruajtjen vlerave të tyre në njërën anë dhe shfrytëzimin e tyre nga shoqëria si potencial për zhvillim ekonomik, social dhe kulturorë në anën tjetër”./PrizrenPress.com/