“The Culture Trip” rekomandon për vizitë Prizrenin ndër 8 qytetet e Ballkanit

PrizrenPostuar: 13:47 / 20.04.2018

Revista e specializuar “The Culture Trip” rekomandon Prizrenin, së bashku me Beratin, Mostarin, Ohrin, Rovinjin, Piranin, Novi Sadin e Budvën, në top listën e tetë qyteteve të Ballkanit që duhen vizituar.

“Kosova është një nga vendet më pak të vizituara në Ballkan, por megjithatë mburret me vendet e ruajtura natyrore dhe fortesat me panorama të mrekullueshme si ajo në qytetin e Prizrenit. Pasi kalon eshtrat e shtrirë të Kalasë, zbret në qytetin ku mund të eksplorosh kuzhinën lokale ose thjesht të pish kafe për orë të tëra dhe shikosh nga lumi që kalon në qendër të qytetit”, shkruan revista “The Culture Trip”.