Zhuri, fshati i valltarëve të traditës

PrizrenPostuar: 22:32 / 10.10.2016

Zhuri është fshati më i madh në Kosovë. Kryetari i këtij fshati, Behar Begaj ankohet për mungesë të ujit të pijshëm kur dihet se vetëm pak kilometra më poshtë ka ujë të mjaftueshëm, ai i Vërmicës që derdhet në lumin Drini i Bardhë.

Fshati si i vetmi lokalitet në Kosovë ende ruan dhe kremton shumë festa të vjetra, festat e motmotit, festat pagane, siç janë: Festa e pranverës “Verzet”, Shëngjergji, Jeremia etj. Kjo edhe e dallon këtë fshat në gjithë Kosovën për ruajtjen e traditës.

Dikur thuhej se Zhuri ka pasur edhe hekurudhën, brenda fshatit ku kanë qarkulluar tramvaji, ajo traditë e qytetërimit të këtij fshati haset edhe në gjurmimet arkeologjike. Tramvaji i asaj kohe thuhet të këtë lëvizur përmes kuajve, sepse tradita e kuajve në këtë anë ende e ka rëndësinë e madhe, shkruan gazeta Kosova Sot.

Zhuri ka pamjen tërësisht të re dhe i ngjan një qyteze të madhe. Ky vendbanim është tejet i vjetër dhe interesant. Zhuri lidhej me rrugën “Via Egnatia”, që ia siguroi një perspektivë të mirë. Ndërkaq, rruga Ferizaj-PrizrenZhur-Kukës bëri që Zhuri në fund të shekullit XIX dhe në fillim të atij XX,të përjetojë një transformim të vërtetë.

Burimet historike dëshmojnë se emrin e mori nga rëra e imtë dhe kështu e filloi jetën e një vendbanimi me shtatë shtëpi, kurse më pastaj zgjerohet e rritet dhe bëhet qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore ndërmjet Prizrenit dhe Shkodrës.

Që në kohë të ndryshme, banja publike, bujtinat, spitali dhe shkolla katërvjeçare që daton nga viti 1926, kurse ka zanafillë shumë më të hershme, e të tjera, janë dëshmi e së kaluarës së begatshme kulturore të këtij fshati. Traditën e vjetër kulturore zhurjanët përparimtarë e ruajnë edhe sot, ndonëse koha e ndërroi mënyrën e jetës së tyre dhe shtroi kërkesa të ndryshme.

“Luftërat dhe shkatërrimet e mëdha ekonomike, ndikuan që zhurjanët të marrin rrugën e kurbetit, kah qendrat e ndryshme të Evropës, e veç- mas kah Stambolli e Selaniku”, pohon Bedri Hoxha. Kurse Çerkin Bytyçi pohon se Zhuri, në këtë sferë gëzon traditë të lashtë dhe tejet të suksesshme.

“Banorët e këtyre anëve janë të njohur për traditën e begatë kulturore të ruajtur dhe të kultivuar me kujdes në popull. Prandaj, banorët e sotëm të Zhurit, në vazhdën e traditës së tyre, edhe po zhvillojnë aktivitet të dalluar në mënyrë që ta pasurojnë sa më shumë jetën kulturore”

Kurbeti la SHKA-në “Emin Duraku” me vetëm katër djem

Bytyçi thotë se ky vendbanim me të drejtë krenohet me Ansamblin “Emin Duraku”, i cili me aktivitetin e vet të dendur 60-vjeçar i ka kontribuar me të madhe a?rmimit të kulturës sonë në vende të ndryshme. “Përmes kësaj vatre kulturore është vazhduar tradita e lashtë e zhurjanëve në krijimtarinë kulturore, që gjithashtu në këtë trevë daton që nga koha romake, e që ka zana?llë shumë më të hershme.

Janë të njohura grupet popullore endacake që para më se 700 vjetëve organizonin ceremoniale për mysafirët e huaj, për tregtarët dhe merrnin pjesë nëpër ahengje të ndryshme të këtushme”. Mirëpo, ky fshat ende tashmë po shënon një dhembje të përbashkët e ajo është kurbeti. Sa u përket institucioneve, Zhuri ka shkollën fillore me 1000 nxënës.

Por, ajo që e dallon këtë fshat është Ansambli i Këngëve dhe valleve ‘Emin Duraku: kjo është SHKA e parë, e cila përmes shumë aktiviteteve që ruan dhe kultivon këngët, vallet autoktone të Zhurit, kultivon rite,e zakone autoktone. Ky ansambël shpesh edhe bën identifikimi e kësaj tradite të këtij fshati. Hajdar Elezkurtaj, kryetari i këtij ansambli, për “Kosova Sot” tregon se me këtë ansambël kanë arritur rezultate në tërë botën.

“Më brengos shumë se tani ansambli nga 30 vajza e 30 djem sa kam pasur ka mbetur vetëm me 4 djem. Të gjithë të tjerët fati ka dashur e kanë lëshuar Kosovën me familje, Nëse vazhdon kështu ne do të mbetemi ansambël i djemve”, shpjegon Elezkurtaj. Ai thotë se u bë një dekadë që nxënësit po ushtrojnë në korridor të shkollës tek banjat dhe aty ajri është i papastër dhe anëtarët e këtij Ansambli mezi presin të ikin nga ky ambient.

“Shumë me rëndësi është fakti se mungesa e Shtëpisë së kulturës në Zhur, ka filluar të sjellë dëme të mëdha, ka nisur dëmtimi i gardërobës së shoqërisë. Prandaj, viteve të fundit jemi të detyruar të investojmë në gardërobë. Tash me jemi duke iu frikësuar moshapjes së pallatit të rinisë në këtë fshat, e kjo do të çojë në transformimin, shpërndarje të shoqërisë”Emin Duraku”, ankohet kryetari i kësaj shoqërie, Hajdar Elezkurtaj.

“Ansambli Muzikor i Këngëve dhe Valleve, pothuaj me një traditë më të gjatë të veprimit të suksesshëm nga të gjitha ansamblet tona muzikore, në këtë vit po shënon një jubile të veçantë që bën të krenohen jo vetëm zhurjanët në Zhur dhe jashtë tij, por edhe shumë të tjerë, dashamirë të kulturës, muzikës e të amatorizmit në përgjithësi”, shprehet Elezkurtaj.

Vendosmëria mposhti çdo pengesë

Zhurjanët me kohë dhe me ngulm, këtu e gjashtëdhjetë vite më parë iu rreken këngës e valles me intensitetin e shtuar, me organizim të mirëfilltë, për t’ia rritur namin vendbanimit të tyre dhe trevave shqiptare anë e këndë me prezantimin e vlerave të mirëfillta të folklorit autokton shqiptarë”.

Askush më mirë se zhurjanët nuk e kuptoi rëndësinë e vazhdimësisë së organizuar të kultivimit të thesarit të çmueshëm nga tradita folklorike që trashëguan brez pas brezi, nga stërgjyshërit të cilët, edhe në hallet më të mëdha, u shoqëruan me këngën,e hodhën vallen e hareshme, gjithnjë me kapuçin e rrafshët mbi kokë, me rrobat tradicionale që shquhen për nga koloriti.

Mburrje e Zhurit dhe Kosovës, gjithsesi është Ansambli Artistik. Thuhet se organizimi i tij zë fill nga viti 1949. Por, kënga dhe vallja në Zhur ka historinë që nga lashtësia. Këto vlera u kultivuan me xhelozinë më të madhe dhe u bënë bazë e ditës kur shkrepi ideja për të themeluar Shoqërinë folklorike “Emin Duraku”.

Elezkurtaj tregon se nuk ishte lehtë të bëhej kjo, në atë kohë kur akoma kundërmonte baroti. “Zhurjanët nismëtarë të këtij organizimi, me vetëdijen e plotë se i nënshtrohen një pune të mundimshme dhe sakrificë, u mblodhën tokë dhe thanë të bëjmë fillimin. Ishte gjithsesi ditë e mbarë kjo sikundër që ishte e mbarë ideja.

Vendosmëria mposhti çdo pengesë. Edhe komplotet që i bëheshin këtij organizimi nga të gjitha anët. Askush s`qante kokën për asgjë. As për thashethemet. Kënga dhe vallja prinin në punë. Printe edhe njeriu i vendosur”.