Promovohet libri “Faik Konica – Dritëhijet e një diplomati”

Postuar: 11:33 / 08.11.2017

Studjuesi Agron Alibali do të promovojë librin e tij “Faik Konica – Dritëhijet e një diplomati” në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Dritëhijet e një Diplomati” bazohet në arkivin e zyrës diplomatike shqiptare në ShBA.

Libri është nderuar me çmim nga Federata Panshqiptare Vatra – The Hearth dhe është promovuar më parë në Bibliotekën e Kongresit në ShBA dhe në Bibliotekën Kombëtare në Shqipëri.