Biblioteka e ShML "12 Maji" në Rahovec përfiton mbi 150 tituj librash

RahovecPostuar: 11:31 / 23.01.2018

Biblioteka e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc merre dhuratë libra nga klubi letrat "VOREA UJKO".

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë "12 Maji" në fshatin Ratkoc tëKomunës së Rahovecit, u mbajt orë letrare për shënimin e 550 vjetorit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Flakën e Janarit në nderim të rënies së vëllezërve  Gërvalla e Kadri Zekës, transmetonInfoKomuna.

Organizimin e orës letrare e kanë nderuar mepjesëmarrjen e tyre shkrimtari i njohur Prend Buzhala, aktori IsmetKrasniqi-LALA, piktori Idriz Berisha dhe shkrimtari Gjon Gjergjaj, që të gjithë nga klubi letrar "VOREA UJKO", nga Komuna e Klinës.

Ipranishëm në këtë organizim ishte edhe Arben Rashkaj-drejtor i Shtëpisësë Kulturës në Prizren dhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim nëRahovec Avni Morina.

Përfaqësuesit nga klubi letrar "VOREA UJKO" nga Klina dhe drejtori i shtëpisë së kulturës në Prizren i dhuruanbibliotekës së shkollës mbi 150 tituj librash me poezi e prozë dhe ulexuan poezi nga më të bukurat.

Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, me këtë rast i ka falenderuar të gjithë tëpranishmit me theks të veçantë përfaqësuesit e klubit letrar "VOREAUJKO", për dhuratën e çmuar që u bënë nxënësve të kësaj shkolle.

Nxënësit e Sh.M.L“12 Maji”, para të pranishmëve kanë recituar vargje poetike dhe kanë shpalosur punimet e tyre. /InfoKomuna/ 

PrishtinëKomente: 0 Në Prishtinë filloi Festivali i grafiteve 14:54 / 18.05.2018 Sot, në rrugën “B” në kryeqytet ka filluar Festivali i grafiteve. Në këtë festival po marrin pjesë shumë artistë të këtij zhanri të artit grafik.