Fillon organizimin i festivalit tradicional të folklorit "Anadrinia Jehon 2017"

RahovecPostuar: 15:04 / 26.04.2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për organizimin e festivalit tradicional të folklorit “Anadrinia Jehon 2017” i cili mbahet në fshatin Dejnë dhe këtë vit shënon edicionin e 16-të.

Bazuar në pikën e parë të vendimit përbërja e komisionit është kjo: Gardalin Shtavica, drejtor i DKRS dhe kryesues i komisionit,  kurse anëtar të komisionit janë: Xhafer Berisha, Salih Bytyqi, Fatmir Hoti, Muharrem Morina, Daut Bytyqi, Baki Xhaferi, Shqipron Berisha dhe Shedat Ukaj.

Komisioni ka për detyrë të bëjë organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, duke përfshi seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, rregullimin e skenës, përzgjedhjen e jurisë profesionale , shpërndarjen e ftesave dhe ndarjen e çmimeve të festivalit në natën finale.

Poashtu komisioni obligohet që për punën, ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e festivalit ti raportoi Kryetarit të Komunës.

/InfoKomuna/