Restaurimi me shpejtësi të breshkës i shtëpisë së Xhafer Devës

Postuar: 10:45 / 08.11.2018

Në tabelën e vendosur në hapësirën punuese të shtëpisë së Xhafer Devës (foto) në Mitrovicë, me investitor Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizimi i restaurimit parashihet 80 ditë pune.

Fillimi i punimeve ka nisur më datën 9 mars të këtij viti, pra tash 245 ditë, ose 35 javë, apo dyfishin e ditëve të punës që parashihet në projekt.

E tëra çka vërehet prej punimeve janë disa pjesë të kulmit, pa filluar restaurimi i mureve dhe pjesëve të tjera kryesore. Hapësira rrethuese, e cila në ligjin për trashëgimi kulturore është pjesë e objekteve nën mbrojtje të institucioneve, nuk ka lëvizur dhe zëvendësuar as edhe një material mbrojtës, të cilët janë vendosur më herët për të mbrojtur objektin.

Edhe në të kaluarën ka pasur iniciativa që restaurohet shtëpia e Xhafer Devës, por asnjëherë nuk janë finalizuar, i shkruan Koha.netit Besart Peci.