Shfaqet "Aritmia" në Shtime

ShtimePostuar: 12:42 / 28.08.2017

Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport e Komunës së Shtimes njofton se të mërkuren në Shtëpinë e Kulturës së qytetit do të shfaqet "Aritmia", raporton InfoKomuna.

"Njoftohen të gjithë të interesuarit se OJQ ”Vizionida” në bashkëpunim meregjisoren shtimjane Iliriana Arifi do të prezantojnë shfaqjen Teatrale'Aritmia' në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Shfaqja do të mbahet me datë 30.08.2017 ( e mërkurë ), në ora18:00 në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.Ju mirëpresim!", thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes./InfoKomuna/