Shtime: Mbështetje për talentët e rinj nga DKRS-ja

ShtimePostuar: 22:46 / 26.10.2016

Në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Spor ( DKRS ), u mbajt Audicioni për përzgjedhjen e 10 talentëve-aktorëve të rinj, të cilët do të jenë pjesë e Shfaqjes Teatrale "FORUM TEATËR", e cila përgatitet nga "MITRIX CULTURE".

Në audicionin e mbajtur pjesmarrës kanë qenë mbi 22  të rinjë ku 10 prej tyre janë përzgjedhur  nga Komisioni për përzgjedhjen e aktorëve të rinj. Komisioni ka qenë i përbërë nga katër anëtarë: Mirsad Ferati-aktor, Ibrahim Basha –actor, Selim Zeqa-aktor-regjisor teatri dhe Gazmend Ademaj – fotograf dhe kameraman.

Të rinjtë e përzgjedhur janë :Diellza Latifi, Kosovar Misini, Çlirimtar Misini, Dafina Ramadani, Ergjan Mehmeti, Qëndrim Shabani, Liridona Krasniqi, Durim Ademaj, Zela Gashi, Dren Imer, Gentiana Lami, Gentiana Mehmeti dhe Blerim Halimi, të cilët për dy javë rresht do të mbajnë prova në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime.  /InfoKomuna/