Aktivitet të shumta kulturore kushtuar bashkatdhetarëve në Skenderaj

SkënderajPostuar: 12:24 / 17.07.2017

Bordi i drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur sot takimin e radhës. Në hapje të takimit z. Nura ka kërkuar angazhime konkrete të drejtorëve në realizimin e objektivave programore të përcaktuara, me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Drejtorët e drejtorive kanë raportuar për realizimin e aktiviteteve, si dhe e kanë informuar z. Nura për aktivitetet që do të realizohen javëve të ardhshme. Bordi i Drejtorëve ka diskutuar për një varg çështjesh të ndryshme që ndërlidhen me realizimn e projekteve. Në këtë takim janë diskutuar: raporti i shpenzimeve buxhetore, procesi i regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, aktivitetet kushtuar “Ditëve të Diasporës, procesi i korrje-shirjeve, realizimi i projekteve infrastrukturore, efikasiteti ne shërbimeve komunale dhe inspektimet, efikasiteti i shërbimeve gjeodozike,si dhe rritja e efikastietit të administratës komunale karshi kërkesave për dokumentacion nga bashkatdhetarët që po i kalojnë pushimet në vendlindje.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Hajriz Koci, e ka informuar Bordin për aktivitetet që planifikohen të zhvillohen në Skenderaj në kuadër të “Ditëve të Diasporës”. Ai tha se në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ansamblin Drenica do të mbajë një varg aktivitetesh kulturore, sportive, argëtuese dhe promovuese, kushtuar bashkatdhetarëve që po i kalojnë pushimet në Kosovës.

Ai ka prezentuar edhe agjendën e aktiviteteve që do të mbahen për një javë në Skenderaj, më qëllim të argëtimit të bashkatdhetarëve dhe promovimit të kulturës tradicionale të vendlindjes së tyre tek të rinjtë nga diaspora. Sipas agjendës së prezentuar në Skenderaj aktivitete kushtuar “Ditëve të Diasporës” do të ketë më datat 19, 21, 24, dhe 26 korrik.

Aktiviteti kryesor do të jetë koncerit për bashkatdhetarët që do të mbahet më 26 korrik në ora 20:00, në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.
/InfoKomuna/

Komente: 0 Dy filma nga Kosova kthehen me çmime nga Festivali i Tiranës 10:49 / 13.11.2017 Për skenarin më të mirë dhe për filmin më të mirë shqiptar u vlerësuan dy filma të bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.