Përfundon aktiviteti kulturor Kolonia e Artistëve “Skenderaj 2017”

SkënderajPostuar: 16:16 / 20.06.2017

Me e kspozitën e hapur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj ka përfunduar Kolonia e Artistëve “Skenderaj 2017”.

Ne ceremoninë hapëse të ekspozitës kanë marrë pjesë artistët pjesëmarrës në Koloni të cilët i kanë prezentuar punimet e realizuar gjatë tri ditëve sa ka zgjatur ky aktivitet kulturor i organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt.

Në ekspozitë ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i cili i ka falenderaur për pjesëmarrje në Koloni artistët mysafirë dhe ata nga Skenderaj, të cilët me penën e tyre kanë prezentuar peizazhe të ndruyshme nga Skenderaj. Ai ka lavdëruar punën krijuese të piktorëve në paraqitjen e bukurive të Skenderajt dhe veshjeve tradicionale të Drenicës.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport Hajriz Koca ka thënë se ky aktivitet i filluar për herë të parë në Skenderaj do të bëhet tradicional dhe viteve të ardhshme do të jetë më masiv dhe më gjithëpërfshirës. Ai u shpreh i kënaqur me mënyrën e organizimit dhe me punën që kanë bërë artistët të prezentuar në ekspozitë.

Piktori dhe profesori nga Tirana Buron Kaceli, pjesëmarrës në Koloni, ka lavdëruar qytetin e Skenderajt dhe organizimin e Kolonisë së Artistëve, duke u shprehur shumë i nderuar që gjendet në Skenderaj. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë që ka pasur rastin të pikturojë peizazhe nga Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

Organizatori i këtij aktiviteti në fund ka shpërndarë certifikata për pjesmarrësit

Projekti Kolonia e Artistëve “Skenderaj 2017” është organizuar nga Shoqata e Artistëve të Skenderajt, i përkrahur financiarisht nga Komuna e Skenderajt dhe MKRS. Ky aktivitet organizohet për herë të parë në Skenderaj dhe i njejti pritet të jëtë tradicional.
/InfoKomuna/