Skenderaj bëhet me libër të trashëgimisë arkeologjike

SkënderajPostuar: 15:52 / 18.10.2017

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës Enver Rexha kanë nëshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për botimin e librit "Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Skenderajt".

Me rastin e nëshkrimit të marrëveshjes Kryetari Lushtaku ka theksuar rëndësinë që ka dhe do të ketë në të ardhmen publikimi i të dhënave shkencore në lidhje me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të Skenderajt. Ai u shpreh shumë i kënaqur me punën që është bërë nga autori i librit dhe Instituti Arkeologjik në mbledhjen e të dhënave arkeologjike që do të prezentohen në librin "Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Skenderajt.

Nga ana e tij, drejtori i Institutit Akreologjik të Kosovës Dr. Enver Rexha ka falenderuar kryetarin Lushtaku për intersimin e vazhdueshëm për promovimin dhe mbledhjen e të dhënave dhe artefakteve në fushën e arkeologjisë. Ai theksoi se Skenderaj është trevë jashtëzakonisht e pasur dhe me vlera të shumta arkeologjike 7 mijë vjeçare, duke përmendur disa lokacione të cilat janë unike për nga vlerat në fushën e arkeologjisë.

Më këtë rast u diskutuan edhe disa detaje të fundit teknike të kopertinës dhe përmbajtjes së librit, për të cilat u pajtuan të dyja palët nënshkruese të marrëveshjes.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar sot libri "Vlerat arkeologjike të Komunës së Skenderajt" i autorit Haxhi Mehmetaj do të botohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze, si dhe shumë shpejtë do të jetë në përdorim të lexuesve dhe studiuesve të kësaj fushe.

/InfoKomuna/

Komente: 0 Fëmijët e Suharekës me ekspozitën e pavarësisë 10:46 / 16.02.2018 Aktivitetet në kuadër të 17 shkurtit – Ditës së shpalljës së Pavarsisë, në Komunën e Suharekës kanë filluar me ekspozitën me punime nga nxënësit e Shkollave fillore të Komunës sonë.
Komente: 0 Dua Lipa s’ka pasur ftesë zyrtare për Ditën e Pavarësisë 10:01 / 21.02.2018 Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.