Sot hapet ekspozita "Mjegull"

Postuar: 09:41 / 17.05.2018

Galeria Kombëtare e Kosovës sot do të hapë ekspozitën e radhës të titulluar “Mjegull”. Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Albert Allgeier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga Avi Lubin.

Kjo ekspozitë mëton të mendojë për potencialin që ka realiteti i mjegullt si dhe të reflektojë mbi faktin se mungesa e qartësisë mund të krijojë shtigje të reja të pamjes.

“Çka do të thotë të jesh një shtet pjesërisht i njohur, si Kosova? Çka do të thotë të jesh territor në mosmarrëveshje? Në një kohë të stresit gjeopolitik, frustrimi i momentit aktual politik dhe jostabilitetit, kur nuk dihet se çfarë të pritet dhe si të veprohet”, janë pyetjet që shtjellohen brenda ekspozitës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në orën 20:00. /InfoKomuna/