Suharekë, mbahen garat komunale të recituesve 2017

SuharekëPostuar: 15:11 / 26.04.2017

Aktiviteti “ Garat e recituesve2017” tashmë është bërë garë tradicionale në mesin e disa aktiviteteve tjera të Drejtorisë komunale të Arsimit ku qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është angazhimi, motivimi dhe zbulimi i talentëve të rinj të artit të recitimit në shkollat tona.

Pjesëmarrja ka qenë e madhe ku u përfaqësuan të gjitha shkollat fillore, shkollat e mesme të ulëta dhe ato të mesme të larta me nxënësit e tyre më të dalluar. Poezitë që u recituan nga shkrimtarë të ndryshëm, në mënyrë individual dhe pa skenografi.

Nga niveli fillor u zgjodhën recituesit më të mirë:

Vendi i parë -Anila Bytyqi-Nishor
Vendi i dytë-Ariona Sopa- Bukosh
Vendi i tretë-Leart Kolgeci - Vraniq
Nga niveli i mesëm i ulët u zgjodhën tre recituesit më të mirë:
Vendi i parë- Florian Baftiaj- Sallagrazhdë
Vendi i dytë-Granita Gollopeni- Suharekë
Vendi i tretë- Alisa Muharremaj- Gjinoc
Nga tri shkollat e mesme u përzgjodhën nga tre nxënës për garat
komunale të recituesve:
Vendi i parë- Ditjona Gashi – Shkolla teknike
Vendi i dytë- Ermira Shala- gjimnazi
Vendi i tretë- Mirjeta Kyqyku- shkolla profesioanle

Shoqata “ Elena Gjika” në Suharekë të gjithë pjesëmarresit i shpërbleu me nga një libër “Brerore lirie” ndërsa Drejtoria komunale e Arsimit me nga një mirënjohje për pjesëmarrje kurse tri vendet e para pë tri nivelet me nga një libër.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Sherif Berisha, i përgëzoi recituesit e përzgjedur ne tri vendet e para dhe inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit tjerë për suksesin dhe talentin e treguar në këtë garë.

/InfoKomuna/

Komente: 0 Në Prizren u mbajt festivali "Rock live 2017" 11:54 / 20.09.2017 Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix, u mbajt festivali i “Rock live”.
PrizrenKomente: 0 Sot në Prizren mbahet festivali “Fluturat 2017” 09:39 / 18.09.2017 Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”, mbahet sonte nga orën 19:30 në kopshtin e Kinema Lumbardhit në Prizren, me ç’rast 19 fëmijë do ta shpërfaqin talentin e tyre.