Biblioteka e Qytetit të Suharekës pasurohet edhe me 448 libra shkollor

SuharekëPostuar: 14:46 / 28.12.2016

Sot Bibliotekës së Qytetit iu shtuan edhe 448 libra për shkolla fillore dhe të mesme, donacion nga biznesmeni Gani Krasniqi i cili biznesin e tij e zhvillon në Gjermani.

Përpos Bibliotekës së Qyteti Krasniqi sot i ka dhuruar edhe 50 libra shkollor për Shkollën fillore “Besim Ndrecaj” në fshatin Maqitevë. Vlera e këtij donacioni është 1,310.00€. E falënderojmë Krasniqi për këtë donacion kaq të çmuar dhe të qëlluar.

Gjatë dhurimit të librave Krasniqi deklaroj se edhe në të ardhmen do të vazhdoj me donacione të tilla.

Ky është një shembull i mirë për të investuar në pasurimin e Bibliotekës së Qytetit me sa më shumë tituj të rinj./InfoKomuna/