Grupi i baletit për fëmijë nga Suhareka, pjesë e Festivalit në Turqi

SuharekëPostuar: 10:01 / 17.04.2018

Grupi i baletit për fëmijë së bashku me udhëheqësen e tyre Albulena Shala, sot udhëtuan për në Kocaeli të Turqisë, ku do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e fëmijëve nga rreth 80 shtete të botës.

Në përcjellje të 20 fëmijëve nga Suhareka, përveç familjarëve ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ju ka dëshiruar rrugë të mbarë, suksese në Festival dhe ka uruar që të kthehen të stolisur me shpërblime nga atje.

Kryetari Muharremaj, ka mbështet udhëtimin e nxënësve për pjesëmarrje në Festivalin e fëmijëve në Turqi dhe ka premtuar se do të mbështesë çdo herë ata që janë shembull për të mirë dhe na përfaqësojnë kudo neve si Komunë.

Do theksuar se Grupi i baletit për fëmijë është përfaqësues i vetëm i Republikës së Kosovës në këtë Festival. /InfoKomuna/