Komuna e Suharekës bëhet me Këshill Artistik

SuharekëPostuar: 09:52 / 24.01.2018

Komuna e Suharekës tashmë e ka Këshillin Artistik, i cili u themelua të martën në Kuvendin e parë, ku përveq përfaqësuesve të të gjitha sektorëve të kultures, të parnishëm ishin edhe Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe drejtori për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, Beqir Berisha.

Këta të fundit kanë përshëndetur Kuvendin dhe kanë premtuar se do të përkrahin aktivitetet e Këshillit, transmeton InfoKomuna.

Në këtë kuvend janë zgjedhur edhe organet, si kryesia dhe bordi si dhe statuti i Këshillit Artistik: kryetar Astrit Bytyçi, nënkryetare Anita Ramshaj, sekretar Brahim Thaçi.

Ndërsa pas një procesi të votimit u zgjodh edhe bordi drejtues: Refki Reshitaj, Burhan Sejdiu, Shpend Zeqiraj, Roland Reshitaj, Artan Elshani, Berat Gegaj, Brahim Thaqi, Mejtim Bytyqi dhe Beqir Gashi. /InfoKomuna/