Në Suharekë u hap ekspozita me fotografi "Adria Wealth & Myzeqeja Wealth 2016"

SuharekëPostuar: 13:47 / 26.02.2017

Në ambientet e Qendres së rinisë "Shtëpia e Felbahut" në Suharekë, mbrëmë u hap ekspozita me fotografi "Adria Wealth & Myzeqeja Wealth 2016", me autorë kombëtarë dhe ndërkombtarë. Kjo ekspozitë u hap në bashkëpunim të Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë të Suharekës dhe Bashkësisë së Fierit, përkatsisht Galerisë së Arteve në Fier.

Ekspozita ka 25 fotografi nga vende të ndryshme te Shqipërisë dhe trojeve tjera shqipare ndërsa në mesin e fotografive është edhe ajo e fotografit kosovar Egzon Rexha e cila zuri vendin e parë.

Në hapje të ekspozitës morrën pjesë edhe përfaqsues nga Bashkia e Fierit, emra të njohur të artit dhe kulturës nga Republika e Shqipërisë si dhe emta poashtu të njohur në lëminë e fotografisë dhe artit edhe nga Kosova.
/InfoKomuna/