Suharekë: Promovohet libri “Gulçim në metaforë” i Zyrafete Kryeziu-Manaj

SuharekëPostuar: 09:11 / 29.07.2016

“Ditët e Mërgatës” në Suharekë, përveç aktiviteteve tjera sportive dhe kulturore që po zhvillohen ktëo ditë brenda vetes kanë edhe aktivitete tjera për dashamirët e fjalës së shkruar.

Kështu në kuadër të këtyre manifestimeve, mbrëmë në ambientet e Qendrës së rinisë “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, u bë promovimi i librit “Gulçim në metaforë” i autorës Zyrafete Kryeziu-Manaj, e cila jeton dhe vepron në Suedi.

Për të pranishmit në këtë manifestim u recituan pjesë nga libri të cilat u përcollën me tinguj muzikor./InfoKomuna/