U mbajt Revyja e rapsodëve – Riza Bllaca

SuharekëPostuar: 11:41 / 29.09.2017

Në sallën e madhe të Shtëpisë së kultures “Ukë Bytyçi” në Suharekë, sot u mbajt Revyja e rapsodëve – Riza Bllaca, transmeton InfoKomuna.

Ky manifestim edhe kësaj radhe ka tubuar të gjithë dashamirët e folklorit, të cilët kishin ardhur për të dëgjuar këngë të këtij zhanri.

Për të rikujtuar rapsodin e njohur të folklorit Riza Bllacën, shumë rapsodë të njohur të folklorit kosovarë si Bajram Baja, Halil Bytyçi, Ymer Sefë Mleqani, Sylë Bytyçi e të tjerë, kanë kënduar në para publikut në ambientin e një ode të improvizuar.

Dashamirë të kësaj muzike kanë përcjellë vazhdimisht pikat folklorike që u kënduan këtë mbrëmje.