Filmi "T’padashtun" propozohet për Oscars

Postuar: 16:06 / 13.09.2017

"T’padashtun" nga Edon Rizvanolli, i cili pati premierën në Karlovy Vary, është filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë "Filmi më i mirë i huaj" të Akademisë Oscar.

Ky film me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, transmeton InfoKomuna.

Filmi trajton  ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

"Pas shikimit të filmave konkurrues, për këtë vit, për përfaqësim të Kosovës në Oscar, komiteti selektues shpreh kenaqësinë, si për numrin e filmave, po ashtu edhe për kualitetin artistik të tyre. Të tre filmat, në vecoritë e tyre, sjellin rrëfime filmike, të trajtuara nga perspektiva shumë interesante dhe autoriale. Megjithatë, me shumicë votash, komiteti u përcaktua për 'T’padashtun', si filmi përfaqesues i Kosovës, për këtë vit në Oscar."

Komiteti selektues përbëhet nga : Astrit Kabashi, Doruntina Basha, Arben Bajrkataraj, Antoneta Kastrati, Ilire Vinca, Visar Morina, Zymber Kelmendi.

"T’padashtun" është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez./InfoKomuna/